Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka pritur në takim me punë në Ambasadën e Japonisë në Republikën e Kosovës. Keisuke Yamanaka, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se në takim u bisedua për bashkëpunim mes tyre gjegjësisht potencialin e zhvillimit në Komunën e Prizrenit.
Ndër të tjera Totaj ka njoftuar se Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijë.
Postimi i plotë i tij:
Sot kisha kënaqësinë të prisja në takim Z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Republikën e Kosovës. Në takim biseduam për potencialin e zhvillimit të Komunës së Prizrenit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh.
Poashtu, të dyja palët kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Terre des hommes Misioni në Kosovë (Këtu e tutje Tdh) për funksionalizimin e Qendrës së Nashecit – si qendër për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijës.
Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara, bazuar në modelet e zhvilluara nga Tdh për shërbime të specializuara për fëmijë; shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden me rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehimin e menjëhershëm, shërbime të specializuara për fëmijë – viktima të abuzimit seksual, si dhe aktivitete edukative, fuqizuese dhe rekreative për fëmijë, në qendrën me adresë në Nashec.
Ky projekt është pikënisje e bashkëpunimit mes Ambasadës Japoneze dhe Komunës së Prizrenit, të 2-ja palët shprehëm gatishëmërinë për inicimin e projekteve të reja në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë./InLajmi/