Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka reaguar së fundmi lidhur me aksionet e Qeverisë së Kosovës në marketet që kanë dyfishuar çmimet e produkteve bazë, përcjell InLajmi.
Kjo sjellje, siç e ka quajtur ai, sjellje si xhandar nuk është e duhur dhe mund të sjell pasoja më të mëdha në treg, derisa e ka ritheksuar se shteti i Kosovës nuk duhet parë bizneset si armik por si partner.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit, konkretisht dje qytetarët janë ballafaquar me çmime shumë të larta të produkteve bazë si të vajit, miellit, sheqerit, vezëve. E pas reagimeve të shumta të qytetarëve, në orët e pasdites Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksione në disa markete, duke i gjobitur bizneset.
Postimi i plotë i tij:
Kjo qasje e shtetit si xhandar nuk është e duhur dhe mund të sjell pasoja edhe më të mëdha në treg.

Shteti nuk duhet parë biznesin si armik por si partner. Nuk është zgjidhje etiketimi i biznesit si armiku që po rrit çmimet sepse biznesi thjesht mund ta mbyll dyqanin dhe të mos ket mall fare.
Çfarë bën shteti atëherë? Të fillojë të hapë dyqane vet?
Mos e merrni këtë situatë si lojë fëmijësh sepse kjo situatë nuk është për hajgare.
Krizën me çmime do ta kemi më së paku deri në fund të verës. Qasja me seriozitet ndaj kësaj situate është minimumi që pritet.
Populizmi në opozitë edhe mund të hahet por populizmi në qeverisje është shumë i rrezikshëm. Ai shkatërron shtete e shoqëri./InLajmi/