Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Prokuroria dhe Policia mbrëmë kanë marrë një aksion në markete ku gjatë ditëve të fundit i kanë shtrenjtuar në masë të madhe çmimet e produkteve bazike, raporton InLajmi.
Lidhur me këtë aksion, e pyetur nga gazetarët është deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu këtë të premte përgjatë një konference me ministrin danezë, Nick Hakkerup.
“Qeveria i dënon ashpër të gjitha manipulimet, mashtrimet që janë bërë për produktet bazë dhe të derivateve. Dje, ka pasë një mobilizim për këto mashtrime. Po ashtu dje i kam bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë që të ndalojë këtë mashtrim që po u bëhen qytetarëve”,tha Haxhiu.
Më tej ajo tha se me veprimet e institucioneve do të ndalohen këto veprime të bizneseve. /InLajmi/