Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin Nick Haekkerup, këtë të premte kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me transferimin e të burgosurve danezë në vendin tonë, raporton InLajmi.
Ministri danez, Nick Haekkerup, tha se vendi prej nga vjen ai do t’i mundësoj Kosovës që të jetë sa më e zëshme në fushat e politikës, që janë në interes.
“Do t’i mundësohet Kosovës përmes Danimarkës që të jetë më e zëshme në fushat e politikës që janë më në interes. Do të fuqizohen lidhjet tona dhe përfundimisht do t’i ofrojë edhe më shumë këto 2 vende me njëra –tjetrën”,tha ai.
Më tej ai tha se shpreson se kur të vijë herën tjetër në Kosovë do të fuqizohet marrëveshja për transferimin e të burgosurve, e cila procedohet normalisht përmes Kuvendit të Kosovës./InLajmi/