Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se Ukraina po hap 7 korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse.
Ndërsa, kreu i administratës rajonale Dmytro Zhyvytsky tha se 3 korridore evakuimi janë planifikuar të hapen në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy të enjten.
Në kanalin e tij zyrtar Telegram, ai shtoi se rrugët e propozuara të evakuimit u vendosën për të filluar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (02:00 ET), me civilë që shkojnë në Poltava, rreth 160 kilometra larg Ukrainës qendrore.
Vetëm dje, sipas presidentit Volodymyr Zelensky, gati 35.000 njerëz njerëz u shpëtuan përmes korridoreve humanitare në Ukrainë.
Por autoritetet lokale në zonat afër Kievit thanë se përpjekjet për të evakuuar njerëzit në vende të sigurta të mërkurën dështuan, transmeton Top Chanel.
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të 2 për krijimin e korridoreve humanitare dhe do të zhvillojnë bisedime në Turqi gjatë ditës së sotme.