Nuk kam dyshim se pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin ka ndikuar në çmimet e gazit në SHBA, tha të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, pas një raport të ri të indeksit të çmimeve, transmeton InLajmi.
Ajo tha se çmimet e konsumit u rritën me më shumë se 7.9% gjatë 12 muajve të fundit,
“Nuk kam asnjë dyshim se kur një diktator i huaj pushton një vend të huaj dhe kur ai diktator i huaj është kreu i një vendi që është furnizuesi i 3-të më i madh i naftës në botë, kjo do të ketë një ndikim”, u tha Psaki gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi parë që çmimi i gazit të rritet të paktën 75 cent që kur presidenti Putin rreshtoi trupat në kufirin e Ukrainës”, tha ajo.
Presidenti lëshoi një deklaratë më herët të enjten duke sugjeruar se lufta e Putinit në Ukrainë ishte përgjegjëse për inflacionin në rritje, shkruan CNN.
Shtëpia e Bardhë po mbështetet në vlerësimet e Rezervës Federale dhe të analistëve të jashtëm ekonomikë, tha Psaki. /InLajmi/