Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se një qytetar nga Tirana 82 vjeç ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Janë kryer 1.239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 67 qytetarë, në këto bashki:23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.
Janë 1.119 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, përcjell Top Channel.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.