Këtë të mërkurë kryeministri i vendit Albin Kurti e ka vizituar fabrikën për përpunimin e vajit në Gjilan, dhe pas kësaj vizite është deklaruar i cili ka thënë se rritja të çmimit të vajit është artifical dhe i paarsyeshëm, raporton InLajmi.
“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishme por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.
Kurti ka thënë se rritja e çmimit të vajit është një fryrje artificiale dhe këto çmime duhet të ç’fryhen.
“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë. Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç‘fryhen”, tha ai.
Ai tha se çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial dhe se po bëhet për shkak se njerëzit po dëshirojnë të përfitojnë nga kjo krizë.
“Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti./InLajmi/