Ditën e enjte në marketet në Kosovë, çmimi më i lartë për një shishe vaj ka qenë 2.40 centë, derisa mëngjesin e ditës së enjte, çmimet kanë “fluturuar”, në 3.40 centë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai ka pyetur se a ka shtet, inspektorë që i kontrollon këto që po ndodhin, derisa ata që po i shtrenjtojnë i ka quajtur tregtarë abuzues.
Postimi i plotë i tij:
Tregtarë abuzues. A ka inspektorë, a ka shtet që i nalë këta mashtrues, që brenda natës rrisin çmime 100 %?/InLajmi/