Deputeti i PDK-së, Uran Ismajli në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se mosveprimet e Kurtit po e lënë qytetarin të vetmuar në rritjen e çmimeve të produkteve, duke theksuar se pushteti aktual po e soditë këtë nga dritaret e qeverisë, raporton InLajmi.
Tutje ai ka thënë se kjo qeveri krizën energjetike e reduktoi në kërkesën që qytetarët të mos luajnë ‘’SonyPaystation’’, ndërsa për qytetarët që kanë blerë miell me shumicë ta çojnë atë nëpër furra.
‘’Qeveria vëzhgon e arsyetohet, sot edhe si shumë herë tjera, i kërkojmë qeverisë të mos vazhdojë me arrogancë e arsyetime’’, tha Ismajli.
PDK ka propozuar hapa dhe masa që duhet të merren në lidhje me këtë çështje.
‘’Ne ofrohemi dhe angazhohemi që si shoqëri dhe kuvend t’i ndihmojmë qytetarët në situatën që ndodhen tani’’ , shtoi tutje ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se spektatorë dhe vëzhgues nuk duhet të ketë./InLajmi/