Kryeministri Kurti, të mërkurën në një konferencë për media derisa foli për rezervat e miellit kishte thënë që ata qytetarë që kanë blerë miell me shumicë ta qojnë në furrë, përcjell InLajmi.
E në lidhje me këtë deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka ironizuar duke e pyetur Kurtin se vajin ku duhet ta qojmë.
Tutje ai ka thënë se Qeveria po tallet me qytetarët në vend se të gjejë një zgjidhje për ta.
Postimi i plotë i tij:
Vaji: pardje 1,59; dje 2,39; sot 3,49.
Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare “qojeni miellin në furra” dhe “kjo është kostoja e lirisë”.Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!/InLajmi/