Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së ka folur për krizën ekonomike e cila e ka kapluar vendin tonë, raporton InLajmi.
Molliqaj, ka thënë se me gjendjen që është tash mund të themi se jemi në një krizë ekonomike,
“Duhet të bëhet diçka, të lirohen grupacione të ndryshme. Jemi në një krizë. As protestat nuk i anashkalojmë, por do t’i ndërmarrin gjithë hapat gjatë kësaj periudhe”,tha ai.
Më tej, Molliqaj ka thënë se panikun e shkaktoi qeveria, po e paguan qytetari
“Qeveria e Kosovës po e përdorë luftën në Ukrainë për t’i futur njerëzit në ethe të luftës. Një ditë bën vetë politikë të frikës, të nesërmen kërkon prej njerëzve përmbajtje nga paniku sepse kështu po rriten çmimet.
Kryeministri Kurti, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Presidentja Osmani kanë deklaruar ditë me parë për rrezikun direkt të një agresioni serb. Kanë krijuar Fond filantropik për mbrojtje, përkundër vërejtjeve të NATO-s, kurse tash na thonë mos u frikësoni”,tha ai.