Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas deklaratave se do të formohet një Fond për ndihmë të Ukrainës, derisa tha me ironi se kryeministri i vendit Albin Kurti po mendon të mbledhë para sa është në qeverisje e jo të hargjojë, përcjell InLajmi.
Hoxha ka përmendur edhe Fondin për Diasporë e atë të Sigurisë, që sipas saj, kryeministri Kurti hapjen e këtyre fondeve po e bën për të fituar para shtesë.
Mes tjerash, ajo i është drejtuar Kurtit të menaxhojë ndonjë bankë duke aluduar se kjo është tallje me qytetarët.
Postimi i plotë i saj:
Kurti e ka bo njet me mbledhë pare si kryeministër, jo me hargju
Fondi i diasporës, Fondi i sigurisë, tash Fondi për Ukrainë…
Mirë është me kuptu që ai është kryeministër dhe duhet me marr vendime e me gjetë përgjigje për qytetarët e këtij vendi dhe sfidat që po i kalojmë, e jo me kqyr veç qysh me bo edhe naj fond për naj pare shtesë…shko burrë menaxhoje naj bankë n’oshta më mirë të ecë.
Për besë tallje, por ai e ka kuptuar këtë që moti….
Keni kërkuar, SHIKONI./InLajmi/