Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar rritjen enorme të çmimeve të produkteve ushqimore, e cila ka thënë se kjo e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe sipas saj kjo duhet të marrë fund sa më parë, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se kjo rritje e çmimeve është një kurdisje dhe vepër penale në mënyrë të dyshimtë me burgim 1-5 vite.
Tutje ajo ka ftuar Prokurorin e Shtetit të ndërmarrë menjëherë veprime kundër atyre që po mundohen të përfitojnë nga kjo krizë e të përfitojnë nga qytetarët e vendit tonë.
Postimi i plotë i saj:
Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.
Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ftoj Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë./InLajmi/

















