Duke theksuar se sulmi ndaj maternitetit në qytetin Mariupol është i tmerrshëm, Guterres tha:
“Kjo dhunë e pakuptimtë duhet të përfundojë. Jepini fund masakrës”,tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se sulmi ndaj maternitetit në qytetin Mariupol të Ukrainës është i tmerrshëm, transmeton Anadolu Agency (AA)
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Guterres tërhoqi vëmendjen se ukrainasit po paguajnë çmimin e një lufte që nuk ka asnjë lidhje me ta.