Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar ish komandantin e NATO-s, Wesley Clark, i cili së fundmi ka thirrë vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë, përcjell InLajmi.
Sipas Clark duke e njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni rus në Ukrainë.
Mehaj për krejt këtë tha se Kosova është mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan.
Postimi i plotë i tij:
Heroi ynë, Gjeneral Clark thërret autoritetet vendimmarrëse të NATO-s se

“Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejtë”.
Miku ynë gjithashtu, thërret vendet mosnjohëse të shtetit tonë se
“Duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë”.
Ju faleminderit shumë Heroi ynë, Gjeneral Clark!
Mirënjohje e përjetshme e popullit dhe vendit tuaj, Republikës së Kosovës!/InLajmi/