Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ka thënë se testimi për rekrutë të rinj policor nuk ka pasur dhe se ka qenë numri i vogël i atyre që kanë kaluar këtë test, raporton InLajmi.
Pas takimit që kanë mbajtur me drejtorin e Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe drejtorin e Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi, Berisha ka thënë se procesi i testimit është përcjellë me probleme.
Berisha ka thënë se numri i atyre që duan të konkurrojnë në polici ka rënë shumë.
“Kemi pasur takim me drejtori për Siguri, Mensur Hoti, bashkë me drejtorin e Hetimeve. Kemi diskutuar shumë gjëra dhe jemi informuar për shumë gjëra. Unë kam potencuar një shqetësim për testin dhe rekrutimin e policëve të rinj. Testimi nuk ka pasur mbarëvajtje dhe ka rënë sistemi, e kanë pritur kandidatë deri në 9 orë”.
Tutje ai ka thënë se prej 35 rekrutëve ka kaluar në një dhe ndoshta duhet të rekretohen edhe njëherë.
“Ka pasur ankesa që pyetjet kanë qenë të vështira. Është problem të ulet kriteri, sepse ligjërisht nuk bën. Prej 35 rekruteve ka kaluar një. Ndoshta duhet me i rekrutu edhe njëherë. Numri i atyre që duan të konkurrojnë në polici ka rënë shumë”, tha Berisha./InLajmi/