Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj ka bërë të ditur se është takuar me Zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Zemaj tregon se miqësia e veçantë, thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës janë përkushtim i tyre.
Tutje Zemaj tregoi se Escobar rikonfirmoi edhe një here se SHBA-të, janë në përkrahje të vazhdueshme të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot me ftesë të Misionit të Përhershëm të #USA në #NATO, kam pasur një takim të frytshëm pune me zv.Ndihmës Sekretarin e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, dhe i Dërguar i Posaqëm për Ballkanin Përendimor, DAS Gabriel Escobar.
Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, është partner dhe garantues për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe përtej.
Miqësia e veçantë dhe thellimi i marrëdhënieve mes vendeve tona, integrimet euroatlantike, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, janë përkushtimi ynë dhe ishte kënaqësi rikonfirmimi i përkrahjes në takimin e përbashkët me Escobar./InLajmi/