Liburn Aliu, ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media këtë enjte ka folur rreth gjendjes së rrugëve në vend pas reshjeve të vazhdueshme të borës, përcjell InLajmi.
“Sa i përket reshjeve të borës, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar tërë kohën që me gjithë operatorët të jetë në terren për zhbllokimin e rrugëve. Mund të jenë mëngjese të vështira sepse ballafaqimi në orët e para me reshjet e borës mund të sjellë probleme si kudo në Kosovë. Rrugët kryesisht janë të zhbllokuara”,tha Aliu. /InLajmi/