Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Rugova, për vdekjen e ish-kryetarit të istogut, haki Rugova, përcjell InLajmi.
Zemaj ka thënë se lajmi për vdekjen e Haki Rugovës ishte një lajm i hidhur duke theksuar se ai është ndarë nga jeta vetëm fizikisht, dhe se vepra e tij do të kujtohet përjetësisht.
Ai e ka quajtur Haki Rugovën, mik e atdhetarë të devotshëm.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i hidhur ndarja nga jeta e mikut tonë e të familjes Zemaj, z. Haki Rugova.
Sot je nda fizikisht nga ne, por vepra e jote do të kujtohet përjetësisht. U prehsh në paqe kryetar, mik e atdhetar i devotshëm.
Ngushëllime të sinqerta familjes Rugova, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Hakiun./InLajmi/