Zyrtari i lartë i Selisë së Shenjtë ka dënuar bombardimin e raportuar të një spitali fëmijësh dhe materniteti në Mariupol, transmeton InLajmi.
Pietro Parolin, sekretari i Vatikanit, u tha gazetarëve se bombardimi i një spitali është i papranueshëm. Nuk ka arsye, nuk ka motive për ta bërë këtë.
Vatikani ka ofruar të bëjë ndërmjetësimin e luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan BBC.
Të premten e kaluar papa Françesku theu protokollin diplomatik, pasi bëri një vizitë në ambasadën lokale ruse për të përcjellë shqetësimet e tij për pushtimin. /InLajmi/