Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.
Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.
Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes, transmeton oranews.tv.
“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha Kuleba.