Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është marrë vendimi për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se ka besim të plotë në aleatët ndërkombëtar do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në NATO.
Mehaj tha se prioritet kryesor strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një lajm i shumëpritur,
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-në, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë.
Republika e Kosovës është gati!
Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati!
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!
Si anëtare e NATO-s në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë./InLajmi/