Sindikata e sektorit Privat të Kosovë së fundmi ka pasur një thirrje për kompanitë e sektorit privat, përcjell InLajmi.
Kjo sindikatë ka bërë thirrje kompanive që të solidarizohen me punëtorët dhe të bëjnë ngritjen e pagave në sektorin privat të Kosovës, gjegjësisht me ata që marrin pagë 170 euro, 200 e 220 euro por edhe me ata që marrin 300 euro, sepse nuk po mund t’ia dalin.
Më tej nga kjo sindikatë kanë deklaruar se nëse nuk bëjnë ngritje të pagave dhe nëse vazhdon ky trend i ngritjes së çmimeve, punëtorët me paga të ulëta nuk do të arrijnë të mbijetojnë.
Njoftimi i plotë i Sindikatës së sektorit Privat të Kosovës:
Thirrje për Mbështetje të Punëtorëve në Sektorin Privat të Kosovës
Të nderuar pronar të kompanive private: Solidarizoheni me punëtorët dhe bëni ngritjen e pagave në sektorin privat të Kosovës, me ata që marrin pagë 170 euro, 200 e 220 euro por edhe me ata që marrin 300 euro, sepse nuk po mund t’ia dalin.
Nëse ju nuk e bëni ngritjen e pagave që nga muaji Mars dhe nëse vazhdon ky trend i ngritjes së çmimeve nuk do te arrin të mbijetojnë, kurse punëtorët te cilët udhëtojnë do të detyrohen pa dëshirën e tyre që ta ndërpresin punë, pasi që edhe pa këtë rritje të kostos kanë jetuar ne vështirësi të mëdha ekonomike.
Andaj Sindikata e Pavarur e Sektorit Privatet të Kosovës bën thirrje që ta paguani hakun e punëtorit që të mbijeton edhe kapitali i kompanisë, me mirë është vonë se sa kurrë.
E nderuar Qeveri e Kosovës : Në të gjithë botën u rritë kostoja e jetës nga pandemia, tani nga ndikimi i luftës në Ukrainë ndikojë që të shumëfishohet ngritja e çmimeve, por në vendet tjera u ngritën edhe pagat.
Por vetëm tek ne nuk lëvizi paga minimale e shumë përfolur.
Veproni ne rritjen të pagës, veproni në masat stimuluese që në këto ditë me çmime të zjarrta që së paku ta ndjejmë brengen e shtetit për klasën punëtorë në sektorin privat.
Nëse ju nuk e jepni minimumin e asaj që mundë ta jepni atëherë nga të orientohemi ne?!
Nëse do të vazhdoj kjo tempo e rritjes se kostos jetësorë, pagat e punëtorëve nuk do të mjaftojnë as për transport për të shkuar në punë e lere me që të kthehen ne shtëpi.
Jusuf Azemi – Kryetar
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës/InLajmi/