Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë zhvilluar takim së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth gjendjes me grurë në Kosovë, raporton InLajmi.
Muhamet Fariz drejtor ekzekutiv në shoqatën e Mullisëve, tha se momentalisht Kosova qëndron mirë me grurë dhe se nuk ka nevojë për panik.
“Kosova si shtet ka fatin që në Kosovë ka të instaluar mulli të mjaftueshëm, industria e miellit është tejet e zhvilluar. Ato kapacitete që janë duke punuar kanë kapacitet me prodhu prodhimtari për 5 milionë e gjysmë banorë. Sasia e lëndës së parë nuk është e mjaftueshme në Kosovë për gjysmën e popullatës. Por mullinjtë janë të kujdesshëm dhe kanë importua në kohë të duhur sasitë e nevojshme edhe nga jashtë shtetit”, tha ai, derisa shtoi se asnjë kilogram grurë nuk është eksportuar nga Rusia apo Ukraina.
Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, tha se të gjitha vendet e botës po përballen me krizë të grurit porse në Kosovë ka majftueshëm miell.
“Ne flasim për gjendjen aktuale që të gjitha shtetet po përballohen me një krizë të grurit dhe miell. Kemi arsyeshëm dhe mjaftueshëm miell dhe grurë në Kosovë. Kjo nuk nënkupton se pas qershorit nuk do të bëjmë zgjidhje tjetër.Çmimet aktuale janë të tregut, që në Kosovë janë shumë më të lira se në gjithë regjionin tjetër”, tha Zejnullahu./InLajmi/