Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 milionë euro për subvencione në bujqësi këtë vit, ndërsa 5 milionë euro prej tyre janë dedikuar për naftën e fermerëve, raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
“Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqve tanë do t’i subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej rreth 0.36 cent për litër naftë të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar”, thuhet në këtë koncept.
Kurti tutje ka thënë se 8 milionë euro do të ndahen për inpute bujqësore për plehërimin pranveror.
“Njëherit me një vlerë 8 milionë euro për grurin, misrin, fasulen dhe pataten do të subvencionojmë inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë prej 150 euro për hektarë për grupin ndërsa me nga 100 euro për hektarë për misrin, fasulen dhe pataten. E do të ketë edhe rritje të mbështetjes për grurë me 474 euro për hektarë, 324 më shumë se vitin e kaluar, do të ketë 119 për qind më tepër rritje të mbështetjes për misër për dallim me vitin e kaluar, 118 për qind më tepër mbështetje për patate e fasule”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka thënë se në mars do të hapen programet e subvencionimit deria ka theksuar se nuk do të ketë vonesa.
Ndër të tjera ai ka thënë se këtë përkrahje të bujqve asnjë qeveri nuk e ka ofruar dhe se kjo qeveri po e shton këtë përkrahje.
“Kemi bërë të ditur se programet e subvencionit do shpallen në këtë muaj dhe nuk do kemi vonesa por përkrahje rekorde për bujqit, te ne prodhimi i ulët vendor dhe varësia e plotë në imputet e importuar na ka bërë që të goditemi të parët nga kriza. Asnjë qeveri nuk i ka përkrahur bujqit, ne po e shtojmë ketë përkrahje, me subvencionimin e naftës ne i ndihmoj ata me 50 milionë euro. Sot duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, Qeveria do subvencionojë naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro, ata do subvencionohen edhe për plehërim pranveror”, u shpreh Kurti./InLajmi/