Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për pagat e larta që janë në sektorin publik, derisa ka thënë se do duhej të ishte sikur në vendet e tjera ku pagat e larta janë në sektorin privat, raporton InLajmi.
“Pagat më të larta i kemi në sektorin publik, pra më të larta se në atë privatë. Në vendet e tjera pagat më të larta janë në sektorin privat. Kjo është një shenjë se duhet të ndryshojmë. Në privat duhet të rritet paga, derisa kontrata në sektorin privat të jenë atraktive për kushtet të punës dhe për shkak sigurisë”,tha Kurti./InLajmi/