Vasfije Krasniqi Goodman, deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, së fundmi është takuar me Besarta Jasharin, vajzën e heroit kombëtar, kolosit e pishtarit të lirisë, Hamzë Jasharit, përcjell InLajmi.
Deputetja e LVV tha se Besarta është një grua e jashtëzakonshme, derisa tha se me qëndrimin e saj është frymëzim për të ardhmen.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Takim, me Besarta Jasharin, vajzën e heroit kombëtar, kolosit e pishtarit të lirisë Hamëz Jashari.
Sot, Besarta është një grua e jashtëzakonshme e cila me qëndrimin e saj na frymëzon për të ardhmen…
Lavdi e përjetshme për të rënët e familjes JASHARI!
Respket deri në përulje për Besartën dhe familjen emblematike JASHARI!/InLajmi/