Udhëheqësit e Kongresit të SHBA-së kanë arritur një marrëveshje, për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për Ukrainën, transmeton InLajmi.
Përafërsisht gjysma e parave do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ekonomike për Ukrainën ndërsa gjysma tjeter për mbrojtje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se sapo ka folur me kryetaren demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosin, shkruan CNN.
Presidenti ukrainas i ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen. /InLajmi/