Haki Rugova, ish kryetari i Komunës së Istogut këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, përcjell InLajmi.
Avdullah Hoti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se i ndjeri Rugova ka qenë veprimtar i dalluar i kësaj partie, ndërsa theksoi se do të jetë i përjetshëm kujtimi për të.
Postimi i plotë i tij:
Sot u nda nga jeta ish-nënkryetari i LDK-së dhe i komunës së Istogut, Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike.
Ngushëllime Lidhjes Demokratike të Kosovës, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Istogut.
I përjetshëm kujtimi për të./InLajmi/