Analisti politik, Imer Mushkolaj së fundmi ka pyetur se a po jeton në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Kjo për shkak që sipas tij derisa qytetarit po i rëndohet jeta me rritjen e çmimeve, e që po godet me të madhe një pjesë të qytetarëve, Qeveria Kurti po qëndron indiferente.
Mushkolaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që mos të rrijë duarkryq por të menaxhojë krizën.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë.
Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente.
Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën!/InLajmi/