Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka folur në lidhje me rritjen e çmimi të naftës në vendin tonë, duke thënë se çmimi i naftës mund të bëhet 3.5 euro për një liter i cili ka theksuar se mezi pret të vijë ajo ditë, përcjell InLajmi.
Buzhala ka kritikuar qytetarët e Kosovës duke thënë se këmbën nuk e qesin pa kerr.
Ai shtoi se vetëm atëherë kur qytetarët të mbesin pa para do ta kuptojnë se pse janë shpikur biçikletat, trotinetat, autobusët e disa mjete të tjera transporti.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Cmimi i naftes paska mundesi me u be 3.5 euro per liter. Menxi s’pres me ardhe ajo dite.
Kosovaret ose jane te mbytur ne borxhe, ose i kane rrogat nga 300 euro e kamben nuk e bajne pa kerr. As deri ne shitore nuk shkojne, as ne kafe. Bile do do me mujte edhe ne banese nuk hipin ne lift, po shkojne me kerr. E ata qe kane shpija, as ne garazh nuk e qesin kerrin po e parkojne para shpije se iu bjen me ece pak e bahet nami.
Me mujte me e mbajte lire vetem per aktivitete ekonomike kish qene fantastike. Tjerat le te pagujne. Dojne me shku me kerre nga 5.000 kubike ne kafe, le te shkojne qatehere.
Ata xhipa qe vjellin 100 helme i perbijne qytetaret e ketij vendi dhe e pagujne koston shendetesore teper te larte, ndersa ata qe ua shkaktojne ate nuk paguajne asgje.
Kur tu shteret xhepi mire, atehere e marrin vesh qe bota i ka shpike edhe bicikletat, trotinetat elektrike, autobusat e do mjete tjera./InLajmi/