Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 65-vjeçare, përcjell InLajmi.

Beqiri ka thënë se i ndjeri Rugova ishte punëtor i madh, dhe shumë i përkushtuar, derisa ka shtuar se kujtimi për të do të jetë gjithmonë i paharruar.

Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje e pikëllim morra lajmin për ikjen në amshim, të mikut e kolegut tim partiak, Kryetarit shumëvjeçar të Istogut, ish Nënkryetarit të LDK-së
Haki Rugova.
Punëtor i madh, njeri i përkushtuar.
I paharruar kujtimi për të, lavdi jetës dhe veprës së tij.
Lamtumirë miku im Haki./InLajmi/




















