Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus, përfshirë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Zëvendëshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky, shkruan Gazeta Express.
