Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joe Biden të martën për shpalljen e vendimit që ndalon importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, përcjell InLajmi.
Zelensky kërkoi që SHBA-të gjithashtu të inkurajojnë vendet dhe liderët e tjerë të ndjekin këtë shembull.
Sanksionet mbi industrinë e naftës dhe gazit të Rusisë dikur konsideroheshin kryesisht jashtë tavolinës pasi zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën shqetësoheshin për një rritje globale të çmimeve.
Ndryshe sot Biden i ka vendosur këto sanksione ndaj Rusisë. /InLajmi/
Thankful for US and @POTUS personal leadership in striking in the heart of Putin’s war machine and banning oil, gas and coal from US market. Encourage other countries and leaders to follow.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 8, 2022