SHBA vlerëson se ushtria ruse ka humbur 8 deri në 10% të mjeteve ushtarake të saj, të përdorura në pushtimin e Ukrainës sipas një zyrtari amerikan, transmeton InLajmi.
Pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.
Kjo është dyfishi i humbjeve që raportoi CNN javën e kaluar kur vlerësoi se Rusia ka humbur 3% deri në 5% të mjeteve të saj ushtarake.
SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të mjeteve të saj, tha zyrtari. /InLajmi/