Rusia ka shkelur për herën e 3-të armëpushimin në Mariupol duke bombarduar korridorin humanitar të krijuar për tërheqjen e popullatës.
Në njoftimin e kësja ministrie thuhet se 30 autobusë dhe 8 kamionë s’po lejohen të futen në qytetin ukrainas nga bombardimet ruse, njofton Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se ”Armëpushimi u shkel! Forcat ruse tani po bombardojnë korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në Mariupol. 8 kamionë dhe 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia”, transmeton Gazeta Express.
”Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë t’i përmbahet armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Ukrainës.