Rusia ka propozuar një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës dhe tregoi se është gati të hapë korridoret e evakuimit nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, raportojnë mediat ruse, transmeton InLajmi.
Ukraina ende nuk ka rënë dakord zyrtarisht me propozimin e armëpushimit.
“Rusia shpall një armëpushim nga ora 10 e mëngjesit (koha e Moskës) më 8 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare: nga Kievi dhe vendbanimet fqinje në Federatën Ruse përmes territorit të Republikës së Bjellorusisë deri në Gomel”, citojnë mediat ruse deklaratën.
Deklarata ruse shtoi se korridoret e evakuimit do të jenë gjithashtu të hapura nga Chernihiv përmes territorit të Bjellorusisë. Gjithashtu, një korridor humanitar do të hapet nga Mariupol përgjatë 2 rrugëve për në territorin e Rusisë dhe Zaporizhie, shkruan BBC.
Rusia njoftoi se po ofron planin për korridoret e evakuimit me Ukrainën deri në orën 3 të mëngjesit me orën e Moskës, përpara armëpushimit që fillon në orën 10 të mëngjesit me orën lokale. /InLajmi/