LDA Balkan ka organizuar Konferencën “LEAP Women 2022″, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, raporton InLajmi.
Arjeta Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje teksa uroi të gjitha gratë festën e 8 Marsit tha se duhet kërkuar secila të drejtat që na takojnë.
“Gratë janë në gjendje ti përballojnë çdo gjëje në jetë dhe jo do sido . Ta përballojnë atë me plot virtyt. Secila jeni nga një zambak i fortë. Kur rrethi e shoqëria po na lëkundin ne po qëndrojmë në vendin që e meritojmë. “,tha Rexhepi.
Ajo më tej kërkoi që gratë të jenë bashkë, njëra për tjetrën.
“Mbështetje më të madhe ndaj grave. Gjitha këto punë bëhen me shkollë angazhim e përfaqësim. Gratë punojnë për gratë”,tha ajo./InLajmi/