Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është mbajtur seancë solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se kur gratë nuk pengohen në punët e tyre dhe nuk paragjykohen, ato e shkëlqejnë në fushën e tyre.
Tutje ai u ka uruar 8 Marsin të gjitha grave mbarë vendin duke i quajtur të mahnitëshme.
Postimi i plotë i tij:
Në Kuvendin Komunal, u mblodhëm në Seancë Solemne për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Besoj se tashmë të gjithë po e kuptojnë, se kur gratë lihen me i bë punët e veta pa pengesa e pa paragjykime, ato shkëlqejnë në fushën e tyre.
Le të shërbejë kjo ditë si rikujtim që çdo ditë të punojmë në realizimin e idealit të barazisë gjinore, angazhimi për të cilin na fisnikëron gjithësecilin.
Gëzuar 8 Marsin të gjitha juve grave të mahnitshme mbarë vendit./InLajmi/