• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Qytetarët të frikësuar për mungesë të miellit, mullistët: Ka miell, nuk ka vend për panik!

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
8 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
Qytetarët të frikësuar për mungesë të miellit, mullistët: Ka miell, nuk ka vend për panik!
0
SHPERNDARJE
76
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjendja e tensionuar në Ukrainë po shkakton frikë dhe panik edhe në vendin tonë sa i përket furnizimit me gjërat elementare ushqimore, shkruan InLajmi

Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 12 ndërsa menjëherë me të filluar kjo gjendje, në Kosovë qytetarët kanë filluar me të madhe të furnizohen me sasi të mëdha të miellit dhe gjërave të tjera të domosdoshme ushqimore.

“Kam blerë 200 kilogramë miell, sepse ka zëra që nuk ka më pasë miell hiq tash mas situatës që ka ndodhur në Ukrainë. Një thes ka kushtuar diku 15 euro, ma i liri. Shpresoj që mos të shtrenjtohet edhe më shumë mielli e gjësendet tjera duke e ditur krizën ekonomike që ka kapluar vendin tonë”,bëri me dije, qytetari Ilmi Krasniqi.

Ajet Haliti, shitës në një dyqan thotë se ka disa ditë që edhe përkundër kërkesës së tij për ta furnizuar dyqanin me miell një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Krejt sipas tij se nga depotë ku furnizohet i kanë thënë se për momentin nuk kanë miell sa duhet.

“Ka shumë kërkesa nga qytetarët për miell, por ne nuk po mund të furnizohemi nga depoja. Po thonë se nuk kanë miell, derisa e frikshme është sa shumë ka kërkesa për miell si me qenë luftë tek ne “,tha Haliti.

Në anën tjetër Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës në një prononcim për Gazetën InLajmi ka njoftuar se nuk do të ketë krizë për grurë dhe se situata në Ukrainë nuk reflekton aspak te furnizimi me grurë në vendin tonë.

“Furnizimet me miell po bëhen në vazhdimësi. Ne nuk kemi importuar grurë nga Ukraina. Reflektimi i luftës atje nuk është vërejtur drejtpërdrejt në produktin e grurit. Absolutisht nuk ndikon lufta në Ukrainë që ne të jemi në krizë për grurin. Ne kryesisht importojmë nga Bullgaria, Serbia, Kroacia”,bëri me dije Zejnullahu.

Zejnullahu ritheksoi se aspak nuk ka vend për panik sa i përket grurit në vendin tonë.

“Absolutisht nuk ndikon lufta në Ukrainë që ne të jemi në krizë për grurin. Ne marrim produktin e grurit dhe po ashtu kemi mjaftueshëm rezerva të brendshme, po e theksoj se ka mjaftueshëm grurë dhe nuk ka vend për panik qysh është ka ndodhë tani për tani. Por i gjithë paniku që është bërë është për shkak se njerëzit duhet të bëjnë rezerva. Pra më shumë është dezinformatë “,tha më tej Zejnullahu.

I pyetur se derisa nuk ka rrezik, gjegjësisht nuk ka vend për panik sa i përket sigurimit të grurit pse me të madhe ka rritje të çmimeve, Zejnullahu dha këtë përgjigje.

“Deri sot nuk është shtrenjtuar çmimi i miellit por pritet të shtrenjtohet sepse do të rritet Berza e çmimit të grurit në botë, por deri sot nuk ka pasur rritje të çmimit”,theksoi Zejnullahu.

Me shtrenjtimin e derivateve të naftës, farës së grurit, a do pritet të zvogëlohet prodhimi i grurit tek ne , Zejnullahu tha se është ende herët të flitet për këtë.

“Se çfarë do të ndodhë në shtator për mbledhjen e grurit është shumë herët të flasim. Nuk duhet të reflektojë kjo te qytetarët. Madje shumë banale të bëhet një politikë nga disa parti se çfarë do të bëhet në shtator. Besoj se shumë shpejtë do të bëhet një zgjidhje në Ukrainë e cila po ashtu do të rregullojë gjithë tregun. Grurë ka në krejt vendet e tjera dhe jo veç në Ukrainë. Ka zgjidhje, nuk duhet që të bëhet propagandë nga kushdo qoftë për mbledhje të poenëve politikë”,deklaroi ai.

Por, që të jetë gjithçka në rregull edhe në vendin tonë në vitet në vazhdim, ai tha se përgjegjësit e shtetit duhet të subvencionojnë bujkun, pra të jenë krah i tij në mënyrë që të kemi sa më shumë prodhim tonë të grurit.

Lidhur me rezervat e grurit në Kosovë, Zejnullahu tha se ato krijohen për çështje emergjente dhe në rast të ndonjë fatkeqësie, apo lufte por asesi shteti nuk i jep rezervat e veta në mënyrë që mos të shtrenjtohet çmimi i miellit.

Se a ka rezerva të grurit shteti jonë në rast të ndonjë rreziku, gjegjësisht krizës për mungesë të miellit për Gazetën InLajmi janë përgjigjur në pyetjet tona zyrtarë nga Ministria e Tregtisë.

“Programi vjetor i rezervave shtetërore të mallrave përmban llojin, sasinë dhe vlerën e rezervave shtetërore të mallrave. Neni 9 i ligjit 03/L-244 Plani Strategjik dhe programi vjetor si dhe vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e mbrojtur. Konsiderojmë se në rast të kërkesës për ndonjë intervenim të mundshëm emergjent, Drejtoria e rezervave shtetërore do te ju dalë në ndihmë popullatës kudo që kërkohet intervenimi”,thuhet në përgjigjen e Departamentit të kësaj Ministrie.

Tutje nga kjo ministri kanë bërë me dije se Drejtoria përkatëse vazhdimisht është duke e rritur stokun me produkte të rezervës shtetërore, si në sasi ashtu edhe në lloje të produkteve.

Në anën tjetër Mustafë Kadriaj, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se situata në Ukrainë po përdoret si spekulim nga bizneset në vend për të rritur çmimet e produkteve derisa thotë se nuk do të ketë rrezik sa i përket furnizimit.

“ Mekanizmi i shtetit duhet të merr masa që mos të ngriten çmimet. Ukraina ka dhënë shembullin më të mirë, ku edhe pse është në rast lufte po bën çmos dhe thirrje tërë kohën që mos të ngriten çmimet atje. E te ne nuk duhet të ketë frikë e panik sa i përket furnizimit me grurë sepse tek ne nuk ka ndonjë sinjal se mund të ketë luftë “,tha Kadrijaj.

Por, më tej ai tha se kur flasim për rezervat shtetërore që nga fillimi është shfaqur frika për mos interesimin e shtetit për rezerva.

“Vlerësoj se është koha më e mirë që shteti, gjegjësisht Qeveria t’i bëj thirrje ndërgjegjes së vet që të merr masa në këtë drejtim tani më kur bota është futur në një krizë gjeopolitike e cila padyshim po ndikon edhe te pjesa e sigurisë ekonomike e cila e ka diktatin më të madh në këtë drejtim”,tha më tej ai. Lindita Canolli-Fejzullahi /InLajmi/

Tags: Bashkim ZejnullahuGruriMinistria e Tregtisë dhe IndustrisëMustafë Kadriaj
Postimi i mëparshëm

Blinken: Po bëhet gjithçka që konflikti të mos dalë jashtë kufijve të Ukrainës

Postimi tjetër

Rama: Kur gratë nuk pengohen në punët e veta, shkëlqejnë në fushën e tyre

Të ngjajshme Postime

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza
KRYESORE

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në
KRYESORE

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO
KRYESORE

Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO

22 October 2025
Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit
KRYESORE

Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit

22 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Postimi tjetër
Rama: Kur gratë nuk pengohen në punët e veta, shkëlqejnë në fushën e tyre

Rama: Kur gratë nuk pengohen në punët e veta, shkëlqejnë në fushën e tyre

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu