Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, kanë diskutuar sot me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës, transmeton InLajmi.
Osmani ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Osmani njoftoi se gjithashtu u diskutua edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1501292846753583105