Disa pamje tronditëse të publikuara në rrjetet sociale dhe të transmetuara edhe nga mediat botërore tregojnë pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin e Okhtyrka, në rajonin e Sumy.
Pamjet, të verifikuara nga Sky News, tregojnë rrënojat që “mbushin” tokën, ndërsa shtëpitë e shkatërruara shihen në sfond.
Rajoni është nën bombardime të rënda që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt,
Më herët sot, autoritetet lokale në Sumy konfirmuan se 21 persona vdiqën pas një sulmi ajror mbrëmë vonë, transmeton Telegrafi.
Për momentin, një evakuim po zhvillohet në rajon pasi Rusia tha se do të mbante një armëpushim të përkohshëm.