Gra të cilat dhimbjen e tyre e shndërruan në forcë për zhvillim, janë shembulli tjetër për të cilin vazhdojnë të na bëjnë krenarë, përcjell InLajmi.
Për sakrificën dhe përkushtimin sublim të grave të Krushës, ministrja Haxhiu u ndau një Mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin që Krusha i dha dhe vazhdon t’i jap, atdheut tonë, Kosovës.
Ndryshe, ministrja Haxhiu këtë të hënë është takuar edhe me gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat I prezantuan sfidat e tyre./InLajmi/