Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka uruar të gjitha grave festën e 8 Marsit-Ditën e Gruas, derisa ua ka përcjell edhe disa porosi shumë të bukura, përcjell InLajmi.
Ajo ka sugjeruar gratë që mos të durojnë dhunën, por ta jetojnë çdo ditë të jetës së tyre në mënyrën më të mirë, duke u veshur bukur, jetuar e punuar.
Më tej Matoshi ka thënë se një burrë që ushtron dhunë ndaj gruas dhe që tradhton nuk i duhet asaj.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme!

Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen.
JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike.
Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu.
Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot.
Gezuar per ton jeten zemrat e mia!/InLajmi/