Imponimi i zonës së ndalim, fluturimit mbi Ukrainë ka qenë një temë e diskutueshme ditët e fundit, dhe një temë që liderët perëndimorë kanë pasur një mendim kundër.
Megjithatë, një ish-shef i lartë ushtarak britanik ka thënë se ka ndryshuar mendimin e tij për këtë çështje dhe beson se një gjë e tillë mund të jetë e nevojshme
“Unë kam qenë kundër vendosjes së një zone ndalim-fluturimi nga NATO në Ukrainë, duke besuar se kjo me siguri do të përshkallëzonte konfliktin. Por Putini duket se është i prirur për përshkallëzim. Pra, shtrohet pyetja: a e lufton NATO (Putinin) tani apo e lufton më vonë?”.
Por ai tha se një zonë ndalim-fluturimi duhet të vendoset vetëm nëse Perëndimi është i gatshëm ta mbështesë atë me trupa tokësore.
Ai shtoi se Vladimir Putin i Rusisë ka të ngjarë të përgjigjet me kërcënime bërthamore, por se kërcënimet e tij ka të ngjarë të jenë të pakuptimta, transmeton Telegrafi
NATO ka thënë se nuk do të vendosë një zonë ndalim fluturimi, duke thënë se kjo do të nënkuptonte kontakt të drejtpërdrejtë midis trupave të saj dhe forcave ruse, diçka që ka të ngjarë të përshkallëzojë krizën.