Analisti politik, Ilir Ibrahimi së fundmi ka reaguar lidhur me alternativat e opozitës për të mundësuar stabilitetin e çmimeve, përcjell InLajmi.
Ibrahimi, konkretisht ka reaguar lidhur me propozimet që bazohen në eliminimin e tatimeve, por për krejt këto ai ka pyetur se si do të mbahet struktura shtetërore pa tatime.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Shumë atraktive këto alternativat e opozitës për të mundësuar stabilitetin e çmimeve por të gjitha këto propozime po bazohen në eliminimin e tatimeve.
Vetëm një pyetjeje nuk po i jipen përgjigje- si të mbahet struktura shtetërore pa tatime?
Rritet çmimi i rrymës – hiqe TVSH
Rritet çmimi i naftës- hiqe akcizën e TVSH
Rritet çmimi i bukës hiqe TVSH
Etj etj
Por sa ulen të hyrat buxhetore nëse hiqen këto tatime dhe si të mbahet shteti me arkën bosh?
Populizmi zgjon kënaqësi të momentit, por siç po shihet gjithnjë e më qartë, problemet nuk zgjidhen me fjalime dhe poezi por me vendime të guximshme, shpesh të vështira./InLajmi/