Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, falënderon të gjitha gazetaret për guximin dhe punën e palodhshme, përcjell InLajmi.
Në postimin e tyre thuhet se janë ato që duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh e kanë rrezikuar edhe shëndetin e tyre.
Njëherësh, inkurajojnë të gjitha gazetaret që pavarësisht stereotipeve të shoqërisë të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit duke raportuar nga cilado fushë që ato dëshirojnë./InLajmi/




















