37 vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, thanë në një deklaratë të përbashkët të martën se Rusia dhe Bjellorusia nuk duhet të lejohen të organizojnë ose të konkurrojnë në ndonjë ngjarje sportive ndërkombëtare, transmeton InLajmi.
Krejt kjo ishte si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“Lufta e zgjedhurdhe e pajustifikueshme e Rusisë kundër Ukrainës, e mundësuar nga qeveria bjelloruse, është e neveritshme dhe është një shkelje e detyrimeve të saj ndërkombëtare. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet paqësore midis kombeve përbëjnë themelin e sportit ndërkombëtar, thuhet në deklaratën e përbashkët, për të cilën u ra dakord nga ministrat e sportit.
Në deklaratë thuhej gjithashtu se atletët e përzgjedhur nga Rusia dhe Bjellorusia, administratorët dhe ekipet që përfaqësojnë shtetin rus ose bjellorus duhet të ndalohen të konkurrojnë në vende të tjera, shkruan CNN.
Këto shtete u bënë thirrje të gjitha federatave ndërkombëtare sportive të bëjnë të njëjtën gjë. /InLajmi/