Rusia ka angazhuar gati 100% të fuqisë luftarake në kufirin e Ukrainës dhe Bjellorusisë, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, transmeton InLajmi.
Rusia gjithashtu ka lëshuar më shumë se 625 raketa kundër Ukrainës, sipas zyrtarit, shkruan CNN.
Zyrtari tha se ndërsa hapësira ajrore mbi Ukrainën është ende e kontestuar, SHBA vlerëson se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka në dispozicion shumicën dërrmuese të avionëve si dhe armë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës. /InLajmi/